Ilustrim

Paraburgim nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes

I pandehuri me iniciale I.D, shtetas i Shqipërisë, të enjten, më 25 prill, po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Incidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:30 në Prizren në banesën e tyre të përbashkët.

Gjykata në Prizren thotë se fillimisht pas një mosmarrëveshje verbale, i pandehuri e kishte kapë për krahu bashkëshorten e tij.

Kur ajo kishte ikë në dhomën e saj, burri me përdorim të forcës kishte arritur ta hapë derën dhe e ka sulmuar fizikisht në dhomën e saj duke e goditur në pjesë të ndryhsme të trupit.

Për këto veprime i njëjti po dyshohet për kryerjen e veprës penale të lëndimit të lehtër trupor, dhe ndaj tij është caktaur masa e parbugimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.