Ilustrim: Drogë e konfiskuar në një aksion të mëhershëm të Policisë - Foto: Policia e Kosovës

Paraburgim ndaj dy të dyshuarëve për posedim të narkotikëve

Të pandehurëve M.R. dhe A.B. për veprën penale të narkotikëve, Gjykata Themelore e Gjakovës ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim.

Sipas komunikatës për media të Gjykatës së Gjakovës, të pandehurit dyshohen se nga koha e pacaktuar në vitin 2018 e deri më datë 08 dhjetor 2018, në bashkëkryerje, pa autorizim kanë shpërndare, shitur, transportuar dhe ndërmjetësuar substanca narkotike të cilat me ligj janë të shpallura si narkotik të llojit marihuanë.

Me këto veprime dyshohet se të pandehurit M.R. dhe A.B. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të paraparë në Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 08 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 8 janar 2018.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ngase, po që se të njëjtit gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes dhe mund të ndikojnë tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.