Gjykata Themelore e Pejes - Foto: Atdhe Mulla.

Paraburgim dy të dyshuarve për grabitje në Pejë

Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën për paraburgim nga Prokuroria Themelore e Pejës për dy të dyshuar lidhur me një grabitje në vitin 2013.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve Xh.D dhe Xh.B, për shkak së të njëjtit kishin kryer veprën penale të “Grabitjes” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore e Pejës, kundër dy të pandehurve dhe të pandehurit I.I (ndaj të cilit me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka lëshuar letër rreshtimin) është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, në drejtim të këtyre veprave penale, për shkak së më datën 29 dhjetor të viti 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë, duke vepruar si grup nën kërcënimin e armës, kishin plaçkitur viktimën I.H, duke ia marrë  gjashtë mijë euro dhe ikin nga vendi i ngjarjes.