Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Paraburgim burrit që dyshohet se rrahu gruan pasi ajo vendosi të largohet nga shtëpia

Gjykata në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit se sulmoi gruan e tij.

I.B sipas njoftimit të Gjykatës dyshohet se më datë 14 prill rreth orës 07:00, në banesën tyre, për shkak të një mosmarrëveshje, fillimisht fjalosen e pastaj dyshohet të ketë goditur bashkëshorten në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime i dyshuari ngarkohet për veprën e sulmit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, dyshohet se  deri tek sulmi ka ardhur pasi që e dëmtuara ka vendosur të largohet nga banesa e përbashkët.

Masa e qëndrimit në paraburgim do të llogaritet nga data 14 prill ndërsa ndaj këtij vendimi pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.