Gjilan

Para të falsifikuara në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Gjilan, një person është ankuar se ka pranuar dy kartëmonedha për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas Policisë, ankuesja ka thënë se i ka pranuar këto para derisa ishte duke punuar në një lokal më 25 gusht rreth orës 19 në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan..

Policia thotë se është duke e hetuar këtë rast.