Para Samitit të Parisit, Haradinaj takon kancelaren Merkel në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj pritet të udhëtojë drejt kryeqendrës gjermane në fillim të muajit qershor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e ekzekutivit kosovar, Donjeta Gashi.

“Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dy ditore. Me ftesë te kreut te Bundestagut gjerman do të marrë pjese në lutjet e mëngjesit qe organizohen atje”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj vizite, shefi i qeverisë pritet ta takojë edhe kancelaren Angela Merkel. Ky takim me kancelaren gjermane do t’i paraprijë Samitit të Parsit që pritet të mbahet me 1 korrik.

“Do te ketë takime me deputete te Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me Kancelaren Merkel. Agjenda ende është n♪7 finalizim, do ju njoftojmë me kohë për detaje të tjera”, tha Gashi për KALLXO.com.

Tutje, ajo nënvizoi qëndrimet e kreut të Qeverisë në raport me dialogun Kosovë- Serbi, temë kjo që pritet të jetë në fokus të Samitit në kryeqendrën franceze.

“Derisa tashmë dihet që kërkesat e Kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”, deklaroi ajo.

Në fund të muajit të kaluar, kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaçi ishin pjesëmarrës në Samitin e Berlinit.

https://kallxo.com/publikohen-konkluzionet-e-samitit-te-berlinit-kosova-dhe-serbia-vazhdojne-dialogun/