INTERPOL - Foto: REL/Shutterstock

Paqartësi nëse Kosovës iu pranua aplikimi për në Interpol

Lajmi se Kosovës i është pranuar aplikimi për anëtarësim në Interpol dhe futja në agjendë, po del të jetë i pavërtetë.

Në media u publikua deklarata e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka se Kosovës i është pranuar aplikimi për në organizatën më të madhe të Policisë.

“Kërkesa jonë është pranuar dhe është konfirmuar se do të futet në agjendë”, citohet të ketë thënë Zeka gjatë ditës së sotme.

Por, i kontaktuar nga KALLXO.com, Zeka nuk e tha deklaratën e njëjtë,  me arsyetimin se për këtë deklaratë janë marrë vesh që është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“U morëm vesh që për çështjen e INTERPOL-it që Ministria e Punëve të Jashtme të prononcohet për këtë”, tha Zeka.

Ndërsa, burime brenda ministrisë së Punëve të Jashtme, thanë për KALLXO.com se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se deklaratat e tilla vetëm e dëmtojnë Kosovën.

Ndryshe, Kosova vitin e kaluar kishte dështuar që të antarësohet në INTERPOL, pasi nuk morri votat e mjaftueshme në asamble.

 

https://kallxo.com/kosova-nuk-pranohet-ne-interpol/

.