Ushtria shqiptare Foto: Olta Xhaçka Facebook

Pamje ushtarët e Shqipërisë duke përdorur armët Amerikane

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë Olta Xhaçka përmes një video të publikuar në Facebook ka prezantuar armatimin e Ushtrisë Shqiptare.

Videoja tregon për strukturën ushtarake të Shqipërisë dhe artilerinë që kjo e fundit e posedon.

Batalioni i këmbësorisë së Ushtrisë shqiptare është certifikuar nga NATO si i gatshëm për luftim.

“Aftësia për t’u dislokuar është një ndër elementet kryesore për një strukturë ushtarake. Batalioni i II i këmbësorisë, certifikuar si i gatshëm për luftim nga NATO dhe në dispozicion të saj, tregoi se mund të vihet në lëvizje në çdo çast, kudo ku Aleanca ka nevojë”, ka shkruar ministrja Olta Xhaçka në Facebook

Stërvitja “Shqiponja 19-01”

Aftësia për t’u dislokuar është një ndër elementët kryesorë për një strukturë ushtarake. Batalioni i II i këmbësorisë, certifikuar si i gatshëm për luftim nga NATO dhe në dispozicion të saj, tregoi se mund të vihet në lëvizje në çdo çast, kudo ku Aleanca ka nevojë.#KrenariPërFA #WeAreNATO

Publiée par Olta Xhacka sur Vendredi 12 avril 2019