Pamje të rënda- Mitrovicasi rrëfen traumën e rrëmbimit dhe rrahjet

Mitrovicasi Valon Xhemajli thotë se ishte rrëmbyer e rrahur për disa orë nga një grup prej 7 deri në 8 persona.

‘’Kemi ardhë këtu, këtu e kam ndal kerrin unë, më kanë dal 3 vetura një Xhip, një Golf 6 dhe një Audi, kanë dalur mbi 7 ose 8 persona me kanë rrëmbyer më kanë shti në kerr me kanë lidhur dhe më kanë dërguar në drejtim për fshatin Kushtovë”, rrëfen Xhemajli.

Xhemajli rrëfen se pas grabitjes ishte dërguar në një mal afër fshatit Kushtovë dhe sipas tij ishte rrahur dhe keqtrajtuar.

 

“Më kanë dërguar në drejtim të fshatit Kushtovë në veturë me kanë mbajtur të lidhur. Kokën e kam pas këtu, këmbët babai i tij mi ka mbajtur atje mi ka lidh me konop. I kam edhe fotografitë krejt dëshmitë,  djali i tij ma ka mbajt kokën këtu dhe më kanë sjellë deri në mal duke thënë po e dërgojmë në mal po e vrasim”, shtoi Xhemajli.

Nga aty Xhemajli rrëfen se ishte dërguar në shtëpinë e të dyshuarve ku sërisht ishte rrahur e maltretuar.

“Më kanë dërguar në shtëpinë e tyre dhe me kanë thënë ‘je i lirë se të kemi rreh gabim’ se jam kanë i dyshuar sipas tyre për vjedhje në shtëpinë e tyre por nuk jam dal unë”, tha Xhemajli.

Policia e cila është duke e hetuar ngjarjen ka arrestuar vetëm 3 persona të dyshuar

“Nëse i shikojmë dhe i lexojmë dëshmitë e viktimave ata japin një numër më të madh thonë dy vetura me 5 – 6 perona, po realisht atë çka hetuesit e kanë pa dhe e kanë prezantuar edhe prokurorisë gjatë hetimeve i kanë gjetur këta të 3 se kanë qenë  të përfshirë në rast”, thotë Abdulhaziz Hoxha nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka  provuar të kontaktoj edhe me avokatët e të arrestuarve i vetmi që ka folur është Faruk Korenica.

“Në bazë të disa pamjeve të siguruara nga organet e shtetit në vendin e rrëmbimit të njërit nga dy personat e rrëmbyer, shihet  edhe klienti im dhe është duke u dyshuar për rrëmbim”, tha Korenica.

KALLXO.com pati raportuar për rrëmbimin.

Një ditë me vonë policia kishte arritur t`i arrestojë dy persona (I. S. dhe A. S. ),  si të dyshuar për këtë rrëmbim. Disa ditë me vonë ishte arrestuar edhe personi i tretë.

https://kallxo.com/i-kidnapuan-dhe-i-mbajten-ne-bodrum-dy-burra-arrestohen-mitrovicasit/