Pamje shqetësuese të ndotjes në lumin Morava

Një qytetarë ka dërguar në KALLXO.com pamjet e fundit të lumit Morava në Gjilan i cili është stërmbushur nga mbeturinat plastike.

Në pamjet e dërguara shihen mijëra shishe plastike të cilat lundrojnë në rrjedhën e lumit.

Qeveria e Kosovës ka ndarë qindra mijëra euro për të financuar aksione për pastrimin e lumenjve dhe zonave të banuara.

Qeveria po ashtu ka kërcënuar me masa ndaj qytetarëve që hedhin mbeturina por siç shihet në pamjet nga lumi Morava kërcënimet nuk kanë pasur sukses.
https://video.gjirafa.com/ndodja-e-lumit-mp4