Pamje: Në odat e Drenicës, drejtori i postës dhe Ramiz Lladrovci sfidohen për punësimet

Ish-asamblisti i Drenasit, Xhavit Drenori, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video në të cilën shihet kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ulur afër drejtorit të postës Sejdi Hoxha, të cilin qytetarët gjatë një ndeje e kritikojnë se po punësojnë vetëm njerëzit e tyre ndërsa nga fshati janë punësuar vetëm 2-3 veta.

Në ndejën e organizuar në një odë në Fushticë të Epërme në kuadër të zgjedhjeve në një nëndegë të PDK-së në komunën e Drenasit, një qytetar e kritikon kryetarin e Drenasit pse nuk po i punësojnë djemtë e fshatit, duke treguar për njërin që, sipas tij, i ka dy fakultete të kryera.

Në këtë situatë, Ramiz Lladrovci akuzohet se i ka gënjyer ata, duke premtuar punësime.

“Për me rrejtë na jemi të mbramtë që rrejna”, përgjigjet kryetari Lladrovci ndaj kritikave të bëra edhe nga Naim Bazaj, një prej eksponentëve kryesor të PDK-së në Drenas.

Xhavit Drenori nuk ka treguar se ku është realizuar kjo video, të cilës I ka vënë si mbishkrim: Diçka nga “programi zgjedhor”: punesimi per vota.

Kjo është video e postuar nga Drenori:

Teksti është edituar në përmbajtjen e emrit të drejtorit të postës