Pamje: Aksidenti mes autobusit dhe kamionit afër Gjakovës

Disa persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni që ka ndodhur në Rakovinë të Gjakovës.

Lajmin se ka persona të lënduar në këtë aksident e ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Ai ka thënë se ka të lënduar por se nuk e di numrin e tyre.

Ndërkohë, në adresë të KALLXO.com qytetarët kanë dërguar video dhe fotografi të këtij aksidenti.

Këto janë fotot dhe videot e dërguara nga qytetarët :