Palmer: ShBA s'mund të ju ndihmojë më, duhet të punoni më shumë

Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në ceromoninë qendrore të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë tha se qëllimi i intervenimit ishte shmangja e një katastrofe humanitare.

“NATO ka intervenuar pas gjitha përpjekjeve, shtërrrimeve diplomatike dhe politike dhe ai intervim ka qenë apo si shansa apo mundësia e fundit apo për të gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit dhe për të ndaluar shkatërrimit që po bëheshin në këtë vend.  Ata që jeni mledhur sot e dini që rrethanat në vitin 1999 kanë kërkuar intervinim për të  shmanguyar në katastrofë humanitare”, tha Palmer.

Ai shtoi se para 20 vitesh ishin pesimist që Kosova do të përparonte kaq shumë.

Para 20 vitesh kjo do të ishte e paimagjinueshme që sot do të mblidhemi këtu në kryeqytetin e Evropës më të ri për të shikuar ka një e ardhme optimiste dhe qytetarët e Kosova kanë dëshmuar që mund të jenë një partneri  besueshëm I komunitetit evropian dhe duke ndërtuar institucione demokratike dhe duke përparua në integrimet euroatlantike”, tha ai.

Palmer shtoi se përkrahja e ShBA-së ndaj Kosovës kurrë nuk do të ndalojë.

“Ne nuk jemi në favor të kthyerjes së orës prapa sa i përket pavarësisë së Kosovës, ruajtja e një vlerë të tillë dhe duke e ditur se Kosova është pjekur mjaftueshëm për të shërbyes si spirancë e demokracisë, në 20 vjetori ka ndryshuar shumë. Tani e sot ju sfidoj që të parashihni një të ardhme më të ndritur sepse në fund të fundit varet nga qytetarët e Kosovës për të përkufizuar fatin tuaj”, tha ai.

Ai megjithatë tha se SHBA do të jenë në anën tuaj pranë jush, por kanë kaluar ditët që kur bashkësia ndërkombëtare “do të futen në krahun tuaj dhe të marrin vendime dhe të mos ia lënë këtë gjë qytetarëve dhe liderëve të Kosovës”.

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të SHBA-së edhe në këtë ceremoni kërkoi nga liderët e Kosovës që të fokusohen në dialogun Kosovë-Serbi dhe të arrihet një marrëveshje reciproke për dyja vendet.

“ShBA qëndron prapa Kosovës por është koha që të forcojë përpjekjet e saj për të arritur një paqe të qëndrueshme duke arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe me njohje të dy anshme dhe kjo do të ndalonte të gjitha këto kontestime të së ardhmes. Ky sistem kërkon që të largohen të gjitha barrierat dhe të ketë një frymë të bashkëpunimit dhe të arrihet marrëveshja e domosdoshme që të arrihet për të mirën e qytetarëve të dy shteteve. Të dyja vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane dhe të drejtohen kah stabiliteti, përparimi dhe siguria”, ka shtuar Palmer.