Pal Lekaj takon ambasadorin e Zvicrës, mohon se kërkoi largimin e tij

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, e mohon se kërkoi shkarkimin e ambasadorit të Zvicrrës, Jean – Humbert Leben, pas deklartates së këtij të fundit ku kritikoi institucionet kosovare.

Lekaj, gjatë një takimi sot më ambasadorin zviceran ka sqaruar se deklarata e tij e së enjtes është nxjerrë nga konteksti nga mediet e shkruara.

“Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën. Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim”, thuhet në postimin e Ministrisë së Infrastukturës dhe Transportit në rrjetin social ‘Facebook’.

Bëhet e ditur se ambasadori zviceran Lebet, ka theksuar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve.

“Ai shprehu keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën”, është thënë në njoftim të ministrisë.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme Lekaj është kritikuar ashpër edhe nga anetaret politikë.

https://kallxo.com/hoti-pal-lekaj-duhet-te-shkarkohet-si-kerkim-falje-ndaj-zvicres/

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet gjatë një inagurimi në Skenderaj  tha se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, ngase sipas tij, Kosova ka para, por nuk duhet keqpërdorur.

 

https://kallxo.com/ambasadori-i-zvicres-nuk-eshte-normale-ne-ta-financojme-ujesjellesin-e-ju-ti-financoni-veteranet-e-rrejshem/