Prishtina. Foto: REL
Pal Lekaj e Shpend Ahmeti premtojnë rrugë për Prishtinën
Në një takim të mbajtur mes Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetarit Shpend Ahmetit janë premtuar investime në infrastrukturën e Prishtinës.
“Ne do t’i japim prioritet Komunës Prishtinës, para se të miratohet buxheti ti planifikojmë dhe koordinojmë punët për infrastrukturë me planin zhvillimor të komunës” ka thënë Lekaj
Ai ka thënë se do i ipet prioritet rrugës për Veternik dhe riorganizimit të infrastrukturës në qytete.
“Do ta bëjmë ri kategorizimin e infrastrukturës pasi prej ’84 nuk ka pasur ri kategorizim dhe shumë komuna nuk janë në gjendje ta mirëmbajnë infrastrukturën andaj ne e morëm për sipër” tha Lekaj.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se janë dakorduar me ministrin Lekaj për përfundimin e rrugës në Veternik dhe tregoi se me mbështetjen e KFOR do të ndërtohet një urë e përkohshme për mos ndërprerjen e qarkullimit.
“E para që diskutuam janë problemet akute, të cilat janë në zhvillim e sipër posaçërisht rruga në Veternik, të cilën ministria është duke e përfunduar zgjerimin në korsitë e të dyja anëve. Ministria na njoftoi edhe për një bashkëpunim të mundshëm me forcat e KFOR-it për të vendosur një urë të përkohshme që të mos ketë ndërprerje të qarkullimit” ka thënë Ahmeti
Gjithashtu Ahmeti ka thënë se kanë mbështetjen e Qeverisë për financimin dhe projektimin e rrugës A.
“Ne si Komunë e kemi shprehë edhe me letër dhe ka mbështetje edhe nga Qeveria që në vitin 2019 për financim dhe projektim të rrugës A, e cila është rruga me prioritete më të larta në Komunën tonë sepse lidhë Lagjen e Spitalit dhe Lagjen Kalabria dhe kjo na e zgjidhë një problem tepër të madh dhe pastaj vazhdimi i rrugës B është tepër më i lehtë me këtë ne e përfundojmë një pjesë të madhe të infrastrukturës në Prishtinë” u shpreh Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti ka treguar se Komuna e Prishtinës është në diskutim me BERZh për financimin e unazës nga Gorenja e deri në rrugën për Besianë.
“Ne tashmë jemi në diskutime me BERZH për unazën e qytetit shumë shpejt Ministria e Financave do ta dërgojë kërkesën për financim, besoj që brenda dy viteve ose dy e gjysmë do ta përfundojmë këtë pjesë të unazës që është prej Gorenjes dhe shkon rrugës për Besianë” ka treguar Ahmeti