Arkiv - Kuvendi i Kosovës, 14.05.2019

Pak deputetë në sallë, vonohet nisja e seancës

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 10:00.

Mirëpo pak deputetë po shihen në sallën plenare, në kohën kur do të duhej të niste seanca e jashtëzakonshme.

Legjislativi sot pritet të debatojë për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.

Përveç ditës së sotme, të mërkurën, më 15 maj, do të vazhdojë seanca me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Ndërkaq, të enjten, më 16 maj, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë të rregullt plenare, në të cilën do të shqyrtohet iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli, për Tribunalin për gjenocidin serb në Kosovë.