Seanca e Kuvendit - Foto: Atdhe Mulla
Pak Deputetë në Sallë, Diskutohet Por Nuk Votohet
16.4.2018 - 17:00
Pas pauzës e cila zgjati rreth dy orë, tash në seancë plenare nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar pikat e shqyrtuara.
“S’ka kuorum, vazhdojmë më shqyrtimin e ligjeve më pas e caktojmë kohën edhe orën e votimit”, tha kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.
Deputetët shqyrtuan Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, por nuk patën kuorum për ta vonuar.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se qëllimi i këtij traktati është që t’i mundësohet personit shtetas të shtetit administrues, i cili kërkon transferimin nga shteti dënues, rehabilitim në shtetin e tij.
Në rend dite janë duke u shqyrtuar disa projektligje në lexim të parë.