Komisioni për Buxhet dhe Financa - Foto: KALLXO.com

Pagat e Larta në Trust, Diskutohen nga Deputetët

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i rekomandimeve të grupit punues rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike; Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-021 për Pajisjet nën Presion dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal dhe do të bëhet miratimi i Raportit me rekomandime lidhur me Projektligjin nr.06/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr. 05/L-080.