Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Paga minimale shkakton polemika PDK - NISMA

Në tentimin e dytë të votimit, propozimi i PSD-së në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Kuvendin e Kosovës ka marrë dritën jeshile.

Për këtë pikë kanë votuar 62 deputetë, një prej të cilëve ishte kundër dhe 61 për.

Mos-votimi në herën e parë i kësaj pike nxiti debat mes partnerëve të koalicionit PAN, Bilall Sherifit dhe Memli Krasniqit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Sociademokrate, Bilall Sherifi tha se në debatet që janë mbajtur të gjitha partitë kanë qenë pro ndryshimit të pagës minimale.

“Me sa e di kur është mbajtur debati për pagën minimale me përjashtim, të një deputeti të gjithë kanë qenë të miratohet një rezolutë që autorizon qeverinë për të  ngritë pagën minimale. S’kemi fol për shumë por që qeveria të bashkëpunojë me këshillin ekonomik me të gjithë aktorët. Nëse kjo rezolutë nuk kalon sot atëherë ka hipokrizi, as ne nuk marrim pjesë në asnjë votim tjetër”, tha Sherifi,

Ndërsa për këtë reagoi kolegu i tij nga PDK, Memli Krasniqi.

Ai kërkoi nga Sherifi që të mos e kushtëzojë e kërcënojë votimin e kësaj pike.

“Nuk kam si mos ta shpreh mospajtimin e plotë me logjikën e kushtëzimeve, nuk ka mundësi me kushtëzu njëri-tjetrin, ju që po doni me kushtëzuar ju social demokratët, të dy grupet parlamentare z. Sherifi dhe Ymeri, s’po doni me kalu rezolutën. Nëse thoni jo kështu jo ashtu edhe unë po ju them që e valla s’po bohet qysh po doni ju. S’ka logjike kur ju me zorrë doni me imponuar një agjendë”, tha Krasniqi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së po ashtu ju tha atyre se e kanë për statusa në “Facebook”.

:Ju kisha e lut mos e bini punën me kërcënime të kësaj natyre duke thënë që ky kuvend s’punon nëse kjo pikë nuk kalon, pra okej pe mshelum seancën. A nëse e keni për statusa në Facebook atëherë s’po ja votojmë edhe dilni thoni qe qysh këta s’na votuan”, tha tutje Krasniqi.

Për këtë replikë pati Sherifi ku ia përmendi Memlit disa votime.

“Së pari nga rënia e meritave Memli ma shumë ju shkon juve për ftyre po s’po du me hi anej. Se vërtete po du me kry punë. Kjo s’është tu be as për statuse  as për merita thjeshtë kërkova konsistence të votës me deabtin. Memli ti e di që ka shumë gjëra që ti kam votuar për shkak të koalicionit dhe s’të kam detyruar aty me thënë s’ta kom pru punën ma ndërrove fjalën, kur e thash atë më së pakti të drejtova ty apo juve”, tha Sherifi.

Ndërsa, Visar Ymeri nga PSD tha se në takimin e grupeve parlamentare të gjithë kanë qenë për ndryshimin e pagës minimale në Kosovë.