Pacolli: Ushtria kurorëzon përpjekjet historike për shtet sovran

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ushtrinë e re duke thënë se formimi i kësaj ushtrie është një përpjekje historike.

“Përpjekjet historike për shtet të konsoliduar dhe sovran po kurorëzohen me formimin e USHTRISË SË KOSOVËS. USHTRIA E KOSOVËS buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës dhe i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në Rajon me synimin për të qenë pjesë e NATOs dhe t’i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj aleance kudo në Botë” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Tutje Pacolli ka thënë se Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse vendeve që po mbështesin formimin e Ushtrisë sonë.