Pacolli e Thaci gjate takimit me Presidentin e Turqise, Erdogan Foto: Behgjet Pacolli Facebook

Pacolli tregon se çfarë i tha Erdoganit për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi gjatë takimit me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pacolli thotë se i ka kërkuar ndihmë Turqisë për anëtarësimin në organizatën e INTERPOL-it.

“Na ndihmoni si keni bërë deri tash për njohje të reja dhe anëtarësim në INTERPOL. Ju jemi mirënjohës për kujdesin ndaj të sëmurëve tanë që trajtohen në spitalet e vendit tuaj » i thashë Presidentit të Turqisë Erdogan, gjatë takimit mes dy krerëve të shteteve tona, ku isha së bashku me Presidentin Thaçi.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj po qëndrojnë në Amerikë në takimet e Asamblesë së OKB-së.