Foto: MPJ

Pacolli takon Presidentin e Liberisë, ish- fitues i Topit të Artë në futboll

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për një takim me George Weah, President i Liberisë dhe fitues i topit të artë në futboll në kohën kur ishte futbollist profesionist.

Pacolli tha se nga Weah mori përkrahje dhe e njoftoi për kombëtaren e futbollit të Kosovës.

“Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberise George Weah. Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhë njëherë rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të vendit të tij për Republikën tonë. presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë tê kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje. Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah”, tha Pacolli.

Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në maj të vitit 2008.