Arkiv: Behgjet Pacolli e Agim Bahtiri - Foto: Facebook/BehgjetPacolli

Pacolli reagon për kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit se është kërcënuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pacolli përmes një komunikate e ka dënuar aktin dhe ka kërkuar nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për kryetarin Bahtiri.

“Angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtoj relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund t`u pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave. Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë”, ka shkruar Pacolli.

KALLXO.com pak minuta më parë raportoi për kërcënimin që i është bërë kryetarit Agim Bahtiri.

Sipas Bahtirit, kërcënimi i ishte bërë për shkak të angazhimit të tij për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Javën e kaluar, Pacolli dhe Bahtiri kishin konfirmuar se në koncertin për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të performoj këngëtarja me famë botërore Shakira.

https://kallxo.com/komuna-e-mitrovices-kercenohet-me-vdekje-agim-bahtiri/

https://kallxo.com/policia-konfirmon-kercenimin-ndaj-agim-bahtirit/

 

www.KALLXO.com