Pacolli reagon ndaj deklaratave të Daçiq për avancimin e Kosovës në Organizatën e Frankofonisë

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, përmes një statusi në facebook ka njoftuar për reagimin e Ministrit të Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Dacic, për avancimin e Kosovës në Organizatën e Frankofonisë.

“Të frustruar me avancimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij paskan deklaruar se gjoja unë e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka deklaruar se Serbia nuk posedon asnjë kapacitet që ti kundërvihet Kosovës dhe atij personalisht.

“Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë”, ka përfunduar Pacolli .

Përmes një postimi në facebook, Pacolli  kishte njoftuar dje se Kosova është vendosur në rreshtin e anëtareve të asocuar të Organizatës së Frankofonisë.

“Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore. Ky është sukses i madh diplomatik i vendit tonë”, kishte shkruar Pacolli në facebook.