Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli: Qeveria Është Dobësuar, Fati i Saj në Duar të Opozitës

Sonte në Argument plus të RTV 21, i ftuar është Zëvendës kryeministri Behgjet Pacolli i cili jep sqarime rreth zhvillimeve që ndërlidhen me dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova. Ai flet edhe për zhvillimet e tjera në skenën politike dhe institucionale me ç’rast fton LDK-në që t’i bashkohet koalicionit aktual qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Qeveria është goxha e dobësuar tani për arsye se vetë në qarqe qeveritare njerëzit flasin për zgjedhje. Nuk dua ta paragjykoj por do të ishte mëkat që kjo qeveri të mos ecë përpara sepse z. Ramush Haradinaj ka investuar jo vetëm energjinë e vet por edhe shpirtin e vet në këtë punë dhe është duke punuar shumë”, tha Pacolli.

Ai tha se “ka konspiracione nga periferia” që, sipas tij, ndikojnë në dobësimin e qeverisë.

“Është një koalicion shumë i ndjeshëm, një koalicion i cili ndoshta edhe shantazhohet nga të tjerët dhe më dhimbset pak proaktiviteti i kësaj qeverie, gjithmonë ndodh diçka, gjithmonë në shërbim të punës. Do të ishte keq t’i ndalet hovi kësaj nisme”, tha ai.

Duke komentuar kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja, {acolli tha se është e drejtë e kësaj partie ta kërkojë këtë.

“LDK nuk është parti vetëm e zezë, LDK ka kontribuuar për këtë shoqëri shumë, ka kontribuuar edhe për mbarëvajtjen e proceseve të kësaj qeverie

Ai nuk e përjashton as mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Ndjekim thekse nga kjo intervistë, që e plotë emetohet në orën 21.30