Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist se që nga nesër Kosova do të jetë pjesë e organizatës INTERPOL.

“Na ndajnë vetëm disa orë deri te momenti i rëndësishëm, unë besoj se po për shkak se vota pro është një votë e merituar e Kosovës si shtet që është duke u konsoliduar, të qenurit në organizatën e INTERPOL-it është jashtëzakonisht e rëndësishme, konsideroj se pas shpalljes së pavarësisë është momenti më i rëndësishëm dhe deri tani çdo gjë që kemi bërë ja kemi dedikuar punës përgatitore për këtë event”, tha Pacolli në një konferencë nga Dubai.

Tutje Pacolli përmendi benificionet që Kosova i fiton si anëtare e INTERPOL-it

“Shpresojmë se Kosova do të kaloj këtë kompeticion është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne Kosova si anëtare e INTERPOL-it do të jetë pjesë e sistemit të sigurisë në rrafshin ndërkombëtar dhe në këtë kontekst do ta kemi më lehtë ta luftojmë krimin dhe çdo gjë që është e garantuar me ligj. Kosova më nuk do të jetë një vrimë e zezë dhe siguria evropiane do të jetë më e qëndrueshme”, theksoi Pacolli.

A do të jetë e ‘teta e vërteta’ për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

.