Behgjet Pacolli

Pacolli: Në Munih lobuam për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se në Konferencën për Siguri e cila u mbajt në Munih të Gjermanisë, kanë lobuar për liberalizimin e vizave.

Ai ka shkruar se kjo konferencë ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave që ka Kosova para vetes.

Postimi i Plotë i Behgjet Pacollit:

Konferencës së Sigurisë së Munihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.

Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.