Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli: Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askë

Zëvëndëkryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Samiti i Organizatës Ndërkombetare të Frankofonisë i mbajtur Jerevan të Armenisë, ka rezultuar në ngritjen e statusit të Repulikës së Kosovës si vendi antar i asociuar.

Pacolli në një postim në facebook ka shkruar se pavarsisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova ka shënuar sukses të plotë.

‘’ Pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova shënoi sukses të plotë, duke i’u falenderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore.  Falenderoj presidentin Macron, kryeministrin Trudeau dhe gjithê liderët e shteteve të Frankofonisë për mbështetjen ndaj Kosovës’’, ka shkruar Pacolli në facebook.

Pacolli ntarësimin në INTERPOL e ka konsideruar si synimin e radhës për të cilin ka thënë se është sfida më të madhe për shtetit tonë.

‘’ Synimi ynë i radhës, që është edhe sfida më e madhe e shtetit tonë, e diplomacisë tonë dhe fuqizimit të shtetësisē, do të jetë anëtarësimi në INTERPOL, në nëntor të ketij viti. Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi’’, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka thënë se Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askend.

‘’ Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurinë e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë. Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë’’, ka përfunduar Pacolli.