Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli kërkoi që gazetari britanik të shpallej ‘person i padëshiruar’

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kërkuar të dielën nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, që gazetari britanik, Graham Phillips, të shpallet “persona non grata”.

Kështu ka marrë vesh KALLXO.com nga burime brenda MPJ-së.

Gjatë ditës është raportuar për mundësinë që autoritetet e Kosovës ta shpallin “persona non grata” gazetarin britanik, i njohur për deklaratat e tij kundër shtetit të Kosovës dhe UÇK-së.

Në video-incizime të publikuara në kanalin e tij në Youtube, Graham Phillips UÇK-së i referohet si “organizatë terroriste”.

Në një deklaratë për BIRN, gazetari ka thënë se Kosova është një shtet terrorist.

Më herët KALLXO.com raportoi se ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk kanë marrë ndonjë vendim për ta shpallur të padëshiruar gazetarin britanik.

https://kallxo.com/ministri-mustafa-nuk-kemi-vendim-per-ta-shpallur-gazetarin-britanik-persona-non-grata/

www.kallxo.com