Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli i përgjigjet Lavrovit për FSK-në: E ke gabim!

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavror ka deklaruar se Kosova mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.

Sipas Lavrov, Kosova ka injoruar marrëveshjet e mëparshme dhe ka ngjallur provokime të ndryshme.

Menjëherë pas këtij qëndrimi, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli në Twiter ka shkruar se Lavror e ka gabim.

“Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim për paqëndrueshmëri”, thotë Pacolli.

 

Sipas kryediplomatit kosovar, Kosova është bashkuar me kombet paqeruajtëse në botë.

“Së pari nuk duhet të ketë frikë nga Forcat e Armatosura të Kosovës, ato do të shërbejnë në paqe dhe do të kenë vetëm mision mbrojtës”, është shprehur ministri.