Pacolli: Gjermania në anën e Kosovës për liberalizim të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli tha që Gjermania do të jetë në anën e Kosovës në rrugën e saj për liberalizimin e vizave.

“Gjermani është shteti kyç për vizat. Nëse Gjermania është pro, ne do të kemi liberalizim të vizave. E kemi Poloninë që na mbështet, dhe disa shtete të tjera. Por pa një shtet të madh nuk mund të kalojmë. Gjermania do të jetë në anën tonë”, tha ai.

Tutje në raportimin e tij para komisionit për punë të brendshme, Pacolli tha që presin që edhe Franca ta ndryshoj qëndrimin e saj karshi vizave për Kosovën.

“Gjermania nuk na e tha por e la të nënkuptohet se i mbështetë vizat. Unë besoj se edhe Franca do të ndryshojë qëndrim për vizat. Merkeli ia shpjegoi Macronit çështjen e vizave. Shpresoj të kemi lajm të mire për ketë në samitin e Parisit”, theksoi ai.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Kosovës ka arsyetuar ngecjen e procesit të njohjeve për Republikën e Kosovës .