Zyrat qendrore te Interpolit. Foto: Interpoli.

Pacolli flet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova është rikonfirmuar në agjendë për t`u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare INTERPOL.

Pacolli përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova mori mbështetje me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

“Kosova tani pret që në Asamblenë e Përgjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askënd. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, ka shkruar ai.

INTERPOL-i është organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin në mes të policive për çështjet kriminale.

14 Qershor 2018 - 10:22

Naim Krasniqi 14/06/2018 - 10:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
Prishtina Insight
    NA NDIQNI

    Send this to a friend