Behgjet Pacolli

Pacolli do të shkojë në Serbi

Serbia nuk i ka dhënë leje ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit por as nuk ia ka ndaluar hyrjen në Serbi, ku është i ftuar nga udhëheqësi i boshnjakëve të Serbisë, Sulejman Uglanin, për të marrë pjesë në një konferencë në Novi Pazar.

I kontaktuar nga RTV21, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Serbia, por Pacolli do ta realizojë vizitën e tij.

Ndërkohë Televizioni shtetëror serb citon një burim jozyrtarë të qeverisë serbe i cili thotë se Beogradi nuk i ka miratuar kërkesën për vizitë në Novi Pazar, Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas tyre kjo është refuzuar për shkak të kuadrit ligjor të përkohshëm të UNMIK-ut, ku thuhet se Kosova ka një ministri të Punëve të Jashtme, megjithatë, sipas një marrëveshje zyrtare për vizita ajo nuk mund të zbatohet në rastin e Pacollit.