Qendra Emergjente, QKUK. Foto: Kallxo.com

Pacienti sulmon punëtorin shëndetësor në Emergjencë të QKUK-së

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare është sulmuar një punëtor shëndetësor nga pacienti.

Sipas ShSKUK-së sulmi ndaj stafit është i papranueshëm.

“ShSKUK kërkon nga organet kompetente të kryejnë hulumtimet e nevojshme dhe ata që kanë kryer sulmin të ndëshkohen konform legjislacionit në fuqi”, tha Zyra e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar për KALLXO.com.

Sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Reagime pati edhe nga Federata e shëndetësisë.

Sipas tyre duhet krijuar kushte për punë dhe strategji për mbrojtjen e mantelbardhëve ne vendin e punës.