Dita e Mamive | Foto: KALLXO.com

Paçarada: Mamitë Shumë Herë Akuzohen pa të Drejtë

Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë Myrvete Paçarada tha shumë herë mamitë janë sulmuar pa të drejtë.

“Gjithmonë ka vend për përmirësime nga fëmija i vogël deri te plaku edhe mamitë edhe mjekët kanë vend për përmirësime, po u them me ndërgjegje të plotë që mamitë tona akuzohet shumë herë pa të drejtë. I ftojmë mamitë që të jenë unike, jo me mbrojtë papunëtoren, por t ë luftojnë për të drejtat e tyre”, tha Paçarada.

Ndërsa Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Mamive të Kosovës , Magbule Elezi tha se duhet të specifikohen qartë kompetencat e mamisë si në çdo vend të botës.

“Në ditët në vazhdim besoj që do të rritim vetëdijën e qytetarëve për rolin dhe rëndësinë e mamive”, tha Elezi.

Sipas Elezit, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas takimit me anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale pasi që aty kanë marrë premtime se ky komision do të trajtojë ankesat e mamive.

Mamitë janë ankuar se në shumë vende po mbyllen maternitet për çka ato do të mbesin pa punë dhe qytetarët e zonave të thella rurale nuk do të kenë mundësi të marrin shërbime në vendin e tyre.

http://kallxo.com/mamite-e-kosoves-ankohen-per-mbylljen-e-materniteteve/

5 Maji është Dita Ndërkombëtare e Mamive dhe për hir të kësaj dite sot është mbajtur simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Mamive”, i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinj për profilin e mamisë.

Roli i mamisë është kujdesi ndaj gruas jo vetëm gjatë procesit të shtatzënisë dhe lindjes por edhe para dhe pas këtij procesi.

Në prill të këtij viti u raportua se një grua shtatzënë lindi pa përkujdesje mjekësore në pllakat e Klinikës Gjinekologjike.

http://kallxo.com/qkuk-po-hulumton-dyshimin-per-nje-lindje-pa-perkujdesje/