Vjosa Osmani - Foto: Atdhe Mulla

Osmani: Rezoluta për Gjenocidin të përfshijë si kategori gjenocidin serb, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë

Vjosa Osmani-Sadriu, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha tema e krimeve të kryera në Kosovë është diskutuar shumë si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij, duke sugjeruar që të punohet më shumë në Rezolutën për Gjenocidin në mënyrë që kjo të mos mbetet vetëm në letër,

“Kjo temë shumë shpesh ka qenë e diskutuar, megjithatë përveç diskutimit duhet të sigurohemi që sot ky kuvend të dalë me veprime konkrete të cilat përveç që diskutohen janë edhe të bëshme”, tha ajo.

Osmani poashtu përmendi Rezolutën për dialogun e cila sipas saj nuk përfshinë kategorinë për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit.

“Në Kuvendin e Kosovës para një ose dy muajve është miratuar platforma në dialogun me Serbinë dhe ndër të tjera kjo platformë në faqen e saj të parë thotë ‘ky është qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës duke i dhënë edhe fuqi obligative ligjore’, me qene se qëndrimi i vetëm zyrtarë qenka vetëm ky në platformë unë kam tentuar edhe në Komision që kjo platformë ta thotë të vërteten për krimet e kryera në Kosovës, fatkeqësisht platforma thotë që në Kosovë janë kryer vetëm krime lufte dhe shkelje të së drejtës humanitare, këtu përveç këtyre kategorive të futet edhe gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit”, theksoi ajo.

Tutje ajo sugjeroi që në rezolutën për gjenocidin të amandamentohen të gjitha dokumentet zyrtarë të Kosovës sepse përndryshe siç tha ajo ‘rezoluta do të jetë vetëm llaf e llafe qytetarët e Kosovës kanë pasur mjaft’

“Tash nëse një dokument i Kuvendit të Kosovës i propozuar nga qeveria e mohon gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, kurse sot e kemi projekt rezolutën e cila me të drejtë trajton krimet kundër njerëzimit edhe krimet e luftës, pyetje ime është si mund ta eliminojmë këtë kolizion, sepse rezoluta juridikisht është dokument më i dobët sesa platforma që e keni miratuar në të cilën nuk përmenden as gjenocidi e as krimet kundër njerëzimit, propozimi imë do të ishte ky që nëpërmjet kësaj rezolute të amandamentohet çdo dokument zyrtarë i Republikës së Kosovës sa i përket kualifikimit të krimeve të kryera në Kosovë”, tha tutje ajo.

Sipas saj Kosova nuk mundet të i miratoj dy dokumente një për Kosovë, e një për Bruksel në bisedime ku nuk përmendet gjenocidi e as krimet kundër njerëzimit.

Sipas saj rezoluta për Gjenocidin patjetër duhet ta ketë edhe këtë fjali,  “pjesëtarë të regjimit Serb të cilët kanë kryer krime në Kosovë janë akoma në Serbi”.

Poashtu Osmani ka thënë që i tërë teksti i rezolutës domosdoshmërishtë duhet ti përmend të tri kategoritë, gjenocidin serb, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës është duke bërë shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.