Gjykimi i deputetëve | Foto: KALLXo.com

Osmani: Opozita Synonte Përmbytjen e Qeverisë

Anëtari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, e pyeti dëshmitarin Naser Osmani, se pse sipas tij opozita ka ndërmarrë veprime të tilla nëpër seanca të Kuvendit?

Osmani u përgjigj se qëllimi i tyre ka qenë “Përmbytja e Qeverisë”.

E më pas reagoi e akuzuara Albulena Haxhiu, duke pyetur se “Qysh përmbytet qeveria?”

Pas reagimit të Haxhiut, kryetari i trupit gjykues I tërhoqi vërejtjen Albulena Haxhiut për pengim në gjykatë.

Pastaj Osmani e përfundoi dëshminë.