Foto: OSBE

OSBE merr pjesë në pastrimin e një lagjeje në Gjakovë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur  iniciativën “Gara për Gjakovë të Pastër”, duke marrë pjesë në pastrimin e lagjes “Ali Ibra”, duke hequr të gjitha llojet e mbeturinave të ngurta, për ta rrethuar zonën për mbjelljen e pemëve dhe barit.

Kjo iniciativë u organizua nën udhëheqjen e Zyrës Komunale për Komunitet dhe Kthim, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Caritas Kosova, kompaninë për grumbullimin e mbeturinave “Çabrati” dhe organizata joqeveritare lokale.

Fokusi i kësaj iniciative përfshihet në dy nga katër objektivat e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Romë dhe Ashkali të Kosovës për vitet 2017 – 2021.

Foto: OSBE
Foto: OSBE
Foto: OSBE