OSBE me 220 persona në zgjedhjet në Veri

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, ka vizituar  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku me kryetaren e këtij komisioni, Valdete Daka kanë biseduar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Komunat Veriore.

Me këtë rast Baarthu u zotua se OSBE-ja do ti qëndroj pranë KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

“OSBE është këtu për të ju përkrahur në punën tuaj. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e gjatë të KQZ dhe OSBE, e shohim këtë të vazhdojë jo vetëm për zgjedhje, por edhe në kohën në mes të proceseve zgjedhore.  KQZ është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme, është duke fuqizuar ekspertizën, është e gatshme të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe të drejta” tha ai.

Tutje ai garantoi se OSBE-ja ka vullnet që të ofrojnë ndihmën e kërkuara nga KQZ-ja për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Duke u bazuar në përvojat paraprake nga OSBE është  kërkuar të ofrojë këshilla teknike për komunat e veriut. Jam këtu sot të ju garantoj që misioni i OSBE-së ka vullnetin të ofrojë këshilla teknike të kërkuara për këshillat e vendvotimeve për zgjedhjet në komunat e veriut. OSBE ka vazhduar me përgatitjet për ditën e zgjedhjeve, kemi filluar me implementimin e rolit për këshilla teknike për zgjedhjet në veri”, tha ai.

Braathu tutje tregoi hapat dhe personelin i cili do të angazhohet në këto komuna duke inkurajuar zgjedhje paqësore në veri.

“Misioni do të vendosë 220 persona staf që do të jenë të gatshëm të ofrojnë këshilla teknike, në mënyrë që ta implementojnë rolin tonë në mënyrë të duhur. Do të jemi prezent në 44 qendra të votimit dhe në të gjitha vendvotimet. Ju siguroj që ne si mision do të informojmë KQZ-në për çdo aktivitet relevant dhe do të ndërmarrim gjithçka dhe çfarëdo që në përjetojmë në ditën e zgjedhjeve,  KQZ do të jetë adresa e parë që ta informojmë, e theksoj jo të zëvendësojmë KQZ-në, jemi këtu të ju përkrahim dhe është e vetëdijshme kjo”, theksoi ai.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së tha që bashkëpunimi i KQZ-së me OSBE-në ka ndikuar në besueshmërinë e këtij institucioni.

“ KQZ ka një bashkëpunim dy dekada me misionin e OSBE që ka pas kompetencë të organizojë zgjedhjet deri në shpalljen e pavarësisë më 2008. ka bashkëpunim, ky ka bërë që institucioni të jetë i besueshëm. KQZ përgatitjet po vijojnë sipas parashikimeve nuk kemi pasur ndonjë pengesë. Roli juaj për këshilla të vendvotimeve. Vetëm zgjedhjet e lira ame integriteti na garantojnë se vullneti i qytetarëve është marrë parasysh” theksoi Daka

Në mbledhjen e 15 prillit KQZ-ja kërkoi që OSBE-ja të jetë e përfshirë në procesin zgjedhor të 19 majit si trup këshillëdhënëse për çështje teknike.