OSBE: Izet Demaj ishte shembull se si duhet kundërvënë krimit

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur ngushëllimet për rënien në detyrë të policit në Istog, Izet Demaj.

OSBE përmes një komunikate për media ka thënë se polici Demaj, është shembull i guximit për secilin se si duhet kundërvënë krimit.

“Të indinjuar thellë nga vrasja e policit Izet Demaj. Shembull i guximit për secilin se si duhet kundërvënë krimit dhe si duhet ndarë e keqja nga e mira. Ngushëllime  familjes Demaj, kolegëve në Policinë e Kosovës dhe qytetarëve të Istogut të cilëve u shërbeu me kaq përkushtim që nga viti 2001”, thuhet në kumtesën ngushëlluese të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Dje, polici Izet Demaj u qëllua për vdekje nga plaçkitësi i cili kishte marr peng dy persona përderisa po tentonte të plaçkiste në një bankë të Istogut.