ARKIV

Ortopedi flet për plagosjen e familjarit të Behgjet Pacollit

Ortopedi i cili po e trajton familjarin e Behgjet Pacollit, Arbër Tolaj ka treguar për KALLXO.com gjendjen e Osman Pacollit i plagosur mbrëmë në një lokal në Prishtinë.

Doktori Tolaj tha se pacienti ka kërkuar lëshim  nga klinika për tu trajtuar jashtë vendit.

“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Ortopedisë. Ka marrë plagë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, kërcirit dhe në zogun e këmbës së djathtë. Është bërë flete lëshimi sot, sepse pacienti me vetëdëshirë lëshoi klinikën për trajtim jashtë vendin”, tha Tolaj.

KALLXO.com raportoi në lidhje me plagosjen e vëllait të Rrahim Pacollit dhe kushëririt të Behgjet Pacollit.

https://kallxo.com/plagoset-familjari-i-behgjet-pacollit/