Orari i provimeve pranuese në UP

Në mbledhjen e fundit të Senatit të UP-së është marrë vendimi për hapjen e afatit për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Datat e mbajtjes së provimeve pranuese në fakultetet e ndryshme janë të shpallura më poshtë.

Provimi pranues do të mbahet më datë 19.07.2018 – 21 .07.2018 , sipas orarit në vijim:

  • Fakulteti Filozofik më datë 19.07.2018 në ora 09:00
  • Fakulteti Filologjisë më datë 20.07.2018 në ora 09:00
  • Fakulteti Juridik më datë19.07.2018 në ora 09:00
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.07.2018, fillon në ora 09:00 -15:00
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.07.2018, fillon në ora 15:30 -17:30
  • Fakulteti i Arteve të Bukura më datë19.07.2018 dhe 20.07.2018, në ora 09:00
  • Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.07.2018, në ora 09:00
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike më datë 20.07.2018, fillon në ora 09:00 –11:00
  • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19.07.2018 dhe 20.07.2018, në ora 08:00
  • Fakulteti i Edukimit më datë 20.07.2018, në ora 09:00
  • Fakulteti i SHMN-në më datë 19.07.2018, në ora 09:00
  • Fakulteti Ekonomik më datë 20.07.2018, në ora 09:00
  • Fakulteti i Mjekësisë më datë 21.07.2018 duke filluar nga ora 09:00

Në njoftim thuhet që të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues po ashtu ndalohet përdorimi i telefonëve celularë.