Foto: Facebook

Orari i darkave pa pagesë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka publikuar njoftimin me oraret se kur dhe ku do të ofrohen shërbimet në Kuzhinën Popullore, e cila ofron ushqim falas çdo mbrëmje.

Sipas njoftimit, nga java e ardhshme, Kuzhina Popullore do të ofrojë ushqim për personat në nevojë me orar të rregullt, sipas kalendarit të mëposhtëm:

 

Të hënën në Dardani

Ora 18:00, shkolla “Xhemail Mustafa”

 

Të martën në Kodër të Trimave

Ora 18:00, shkolla “Zenel Hajdini”

 

Të mërkurën në Dodonë

Ora 18:00, shkolla “Elena Gjika”

 

Të enjten në Kolovicë

Ora 18:00, shkolla “Xhavit Ahmeti”

 

Të premten në Kodër të Diellit

Ora 18:00, shkolla “Iliria”

 

Të shtunën në Hajvali

Ora 18:00, shkolla “Shkëndija”

 

Të dielën në Medrese

Ora 18:00, shkolla “Emin Duraku”.