Foto: Atdhe Mulla

Ora e Parë e Mësimit i Kushtohet Pavarësisë së Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar që sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.