Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme para takimit Thaçi- Vuqiq

Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate kanë thirrë seancë të jashtëzakonshme para takimit të paralajmëruar në mes të homologëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Kështu tha, Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ku tha se në seancë do të konfirmojnë integritetin territorial të Kosovës.

“LDK, VV e PSD do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme para takimit të paralajmëruar në mes të Thaqit e Vuqiqit me 7 Shtator. Në seancë do të rikonfirmojmë integritetin territorial të Kosovës
“, shkroi Ahmeti.

‘Korrigjimi’ i kufirit të Kosovës do të shkundte themelet e Europës së pasluftës