Opozita sot në protestë

Basha apeloi shqiptarët të dalin nē protestē me familje Sot, në orën 20:00, në bulevardin përpara Kryeministrisë në Tiranë do të mbahet protesta e nëntë kombëtare e opozitës.

PD, LSI dhe partitë aleate kërkojnë me çdo kusht largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe hapjen e rrugës për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor. Ai tha se “regjimi i Ramës ka mbaruar dhe se nesër nuk do të ketë asnjë episod dhune”.

Basha apeloi shqiptarët të dalin në protestë me familjen. Ndërsa shtoi se do jetë aty së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij. Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ka bërë thirrje që të shmanget dhuna gjatë protestës.

Thirrja ishte e drejtpërdrejtë për organizatorët e protestës, PD dhe LSI, “që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”./21Medi