Kryesia e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Opozita: Marrëveshja për Telekomin, e Dëmshme për Kosovën

Partitë opozitare janë kundër Marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, për arritjen e të cilës njoftoi dje Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se kur themi kod shtetëror është me rëndësi të kihen parasysh dy aspekte.

“E para, dallimi mes titullarit dhe shfrytëzuesit. Titullari këtu është Serbia e shfrytëzuesi është Kosova. Dhe e dyta, legalizimi i operatorit të ri të telefonisë mobile serbe në Kosovë. Këto janë dy çështje esenciale”, tha ai.

Ndërsa, Pal Lekaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se Marrëveshja për telekomin është e dëmshme për Kosovën.

Këto komente zyrtarët e partive opozitare i bënë në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila dështoi në mungesë kuorumi. Mbledhja e ardhshme u vendos të mbahet nesër në ora 11:30.