Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për rastin e dhunimit në Drenas

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme pas rastit të dhunimit në Drenas.

“Lëvizja VETËVENDOSJE së bashku me Grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

https://kallxo.com/rreshteri-policor-ne-drenas-arrestohet-si-i-dyshuar-per-dhunim/