Operacioni i Policisë po zhvillohet edhe në jug të Mitrovicës

Operacioni policor i nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në pjesën veriore të Kosovës është shpërndarë edhe në jug të Mitrovicës.

KALLXO.com mëson se cak i këtij aksioni janë rrjetet e kontrabandës së mallrave nga Serbia për në Kosovë.

Janë realizuar disa bastisje në disa lokacione ndërsa aksioni është duke vazhduar.

Deri më tani, janë arrestuar 10 persona.

Foto: Kallxo.com