OKB Fajëson Sirinë dhe Rusinë për Sulmin Ndaj Konvojit me Ndihma

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Siri kanë thënë se konvoji me ndihma është qëlluar në Gutan Lindore, “pavarësisht zotimit për siguri nga palët, duke përfshirë Federatën Ruse”.

Koordinatori i OKB-së, Ali al-Za’tari, ka thënë më 9 mars se “të shtënat në Duma, Gutan Lindore sot e kanë vendosur konvojin në rrezik”.

Komentet kanë ardhur pasi 13 furgona të Kryqit të Kuq që kanë qenë duke dërguar ndihmë në enklavën e rrethuar janë vendosur në rrezik nga gjuajtjet pak pasi kanë kaluar vijat e frontit në zonën që forcat qeveritare të Sirisë po kryejnë ofensivë.

Nuk është njoftuar për të plagosur, ndërsa raportimet e pakonfirmuara kanë thënë se konvoji është larguar nga rajoni pasi ka shkarkuar ndihmë për 12,000 persona në Duma.

Gjatë dy javëve të fundit, qeveria siriane e përkrahur me artileri dhe sulme ajrore, ka marr nën kontroll gjysmën e territorit që dikur kontrollohej nga rebelët në Gutan Lindore.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka vlerësuar se rreth 1,000 civilë janë vrarë në këto luftime.

Siria dhe mbështetësi kryesor i saj Rusia, pretendojnë se ofensiva është e dizajnuar për të ndaluar sulmet e rebelëve afër Damaskut dhe të largojë kryengritësit islamistë nga Guta Lindore.

Rusia i ka thënë përkrahje vendimtare qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad në konfliktin sirian, i cili ka filluar me shtypje qeveritare ndaj protestave paqësore më 2011.